25 Prill 2024

Blloku pret krijimin e institucioneve

Prishtinë, 26 gusht - Koalicioni LDK-AAK-Nisma vlerëson se me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar sot, hapet rruga për krijimin e institucioneve nga blloku LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Aktgjykimi, në veçanti në pikat 126 dhe 127, saktëson të drejtën dhe detyrimin kushtetues të deputetëve për të gjetur mënyrën për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma, bashkë me partnerët, do të vijojë punë për të finalizuar ndërtimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, në përputhje me vullnetin e të zgjedhurve të popullit të Kosovës.

Koalicioni dhe partnerët janë të përkushtuar që institucionet të ndërtohen sa më parë, me qëllim që të jenë në funksion të interesave të qytetarëve te Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)