20 Prill 2024

Thaçi fton liderët për formimin e institucioneve

Prishtinë, 26 gusht - Pas publikimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Ai nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, ka ftuar liderët e partive tjera që të ngrihen mbi interesat e ngushta partiake.

Ja postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook.

Tani le të punojmë bashkërisht për të implementuar rezultatin e zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit. PDK-ja si fituese e këtyre zgjedhjeve do të punojë me vullnetin gjeneroz dhe frymën mirëkuptuese me spektrin politik kosovar.

Sot është momenti që secili lider dhe secila parti të ngrihet mbi interesat e ngushta në interes të shtetit dhe gjithë shoqërisë.

Të ndërtojmë pa humbur kohë institucione të qëndrueshme me bazë sa më të gjerë. Publikimi i vendimit të sotshëm të Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar qartë se si duhet të vijojë procesi i ndërtimit të institucioneve në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)