29 Mars 2024

Kadriu: Partitë të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 22 gusht - Nënkryetarja e PDK-së Margarita Kadriu, njëherit deputete e zgjedhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese përmes një postimi bërë në rrjetin social Facebook pas sqarimit të bërë nga Gjykata ka kërkuar që partitë të respektojnë vendimin e saj.

Kadriu thekson se energjia duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe në sundimin e ligjit. \"Të ndërtojmë institucionet dhe të punojmë për atë që populli na votoi\", thekson Kadriu.

Postimi i plotë i Margarita Kadriut në Facebook:

Sot u njoftuam me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.

Ashtu siq kemi qenë të bindur dhe e kemi theksuar shumë herë, vendimi Nr. 05-V-001, i 17 korrikut 2014, ka qenë jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit.

Pasi që këtë e sqaroi Gjykata Kushtetuese si dhe të gjitha partitë politike kanë premtuar se do t`a respektojnë vendimin e Gjykatës, ftoj politikanët të lënë anash inatet personale dhe tërë energjinë tonë t`a fokusojmë në atë çka i duhet vendit dhe qytetarëve tonë.

Të ndërtojmë institucionet dhe të punojmë për atë që populli na votoi.

ZHVILLIM EKONOMIK, HAPJE TE VENDEVE TË REJA TË PUNËS,MIRËQENIE SOCIALE DHE SUNDIM TE LIGJIT

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)