25 Prill 2024

PDK e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 22 gusht - Partia Demokratike e Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO119/14, në lidhje me kërkesën e 30 deputetëve për të shqyrtuar kushtetutshmerinë e vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën konstituive të datës 17 Korrik 2014.
 
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson këtë vendim si një akt të vendosjes së kushtetushmerisë në vend dhe si një tregues të fuqishëm se vullneti i qytetarëve të Kosovës, i shprehur në zgjedhjet e përgjithshme të datës 8 Qershor, është suprem dhe i patjetërsueshëm.
 
\"Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë këtë vendim meritor, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.\"
 
Partia Demokratike e Kosovës, si prijëse e proceseve shtetformuese në Republikën e Kosovës, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme.
 
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që të implementojë Misonin e Ri për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane.
 
\"Edhe në mandatin e ardhshëm, fryma e bashkëpunimit dhe e qasjes gjithëpërfshirëse në proceset madhore për vendin tonë, do të jenë bosht i angazhimit dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës.\"
 
Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje për punën profesionale të ekipit të saj, të udhëhequr nga Akademik Arsim Bajrami.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)