24 Prill 2024

Tahiri: Dialogu vazhdon më 4 shtator

Prishtinë, 22 gusht - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka konfirmuar se më 4 shtator në Bruksel do të mbahet takimi për marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufirit, ku do të diskutohet për ndërtesat e përkohshme në gjashtë pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri ka thënë se vonesa e krijimit të institucione të reja nuk ka pasur ndikim në zhvillimet e marrëveshjeve të Brukselit, por, sipas saj, ka qenë Serbia që ka shënuar ngecje në këtë proces.

Tahiri ka thënë se Serbia, për shkak të dështimit që ka pasur në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, ende nuk ka arritur t’i hapë negociatat me Bashkimin Evropian.

Pavarësisht ngecjeve të palës serbe, zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se nuk do te ketë kthim të dialogut në pikën zero meqë, sipas saj, ky proces ka sjell mjaft rezultate.

/Epoka e Re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)