29 Mars 2024

Jevtic: Jemi kundër zgjedhjeve të reja

Prishtinë, 21 gusht - Kosova duhet të dal sa më shpejtë nga situata e bllokuar në të cilën po gjendet , ndërsa zgjedhje të reja parlamentare nuk janë zgjidhje për situatën në të cilën gjendet sot Kosova.

Kështu u tha nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic dhe Ambasadori i OSBE –së në Kosovë, Jean Claude Shlumberger, kur u pyetën nga gazetarët, lidhur me seancën e Gjykatës Kushtetuese të mbajtur sot.

Ministri Jevtic tha se në Kosovë duhet të krijohet një qeverisje e re sa më shpejtë dhe se një proces tjetër i ri, do të ngadalësojë zgjedhjen e gjitha problemeve në Kosovë.

“Mendojë që këtë përgjigje do ta merrni nga vet gjykata dhe ajo që është me rëndësi, sipas meje, është që të dalin nga krizat institucionale në të cilën Kosova gjendet momentalisht dhe mendojë që zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, për situatën në të cilën ne gjendemi.\"

\"Kosova dhe shoqëria e Kosovës duhet të ketë një qeveri të re që qeveria e re të fillojë sa më shpejtë në zgjidhjen e të gjitha problemeve të cilat shoqëria jonë ka. Hyrja në procesin e ri vetëm do ta ngadalësojë zgjedhjen e të gjitha problemeve”, ka thënë Jevtic.

Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, tha se është e rëndësishme për Kosovën që të krijohet një Qeveri e re dhe Gjykata Kushtetuese të merret një vendim më shpejtë.

“Dua të them se shpresojë se do të dalim nga situata aktuale së shpejti këtu në Kosovë, e cila është një lloj situate e bllokuar. Por, sigurisht qw nuk do bëjë asnjë koment për atë që është duke ndodhur sot, kam shumw respekt për institucionet dhe Gjykatën Kushtetuese dhe kam besim që vendime të mira do të merren.\"

\"Siç kam thëne edhe më herët është e rëndësishme për Kosovën të ketë një Qeveri te re. Aktualisht ka një Qeveri e ka cila është në largim dhe shpresojmë që kjo situatë të mos vazhdojë edhe shumë gjatë, shpresoj që një vendim do merret shpejt”, tha ai.

Kështu deklaruan ata pas një takimi të përbashkët, por që u përgjigjën në interesim e gazetarëve lidhur me këtë temë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)