29 Mars 2024

Jahjaga: Qytetarët e Kosovës, krenar me miqësinë me SHBA-të

Prishtinë, 20 gusht - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e dhënies së betimit të vullnetarëve të korpusit të paqes së SHBA-ve, ka deklaruar se kosovarët janë krenar për partneritetin dhe miqësinë e përjetshme të popullit të Kosovës, shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam kënaqësinë që në emër të institucioneve të Kosovës të në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës iu dëshiroj vullnetarëve të Korpusit të Paqes mirëseardhje në Republikën e Kosovës. Dëshiroj po ashtu që t’iu përgëzoj për vendimin që programin tuaj ta sillni edhe në vendin tonë, duke e bërë Kosovën shtetin e 140-të që përfiton nga këta ambasadorë tuaj të vullnetit të mirë, të partneritetit dhe të miqësisë ndërmjet dy shteteve tona”, ka theksuar ajo.

Sipas saj vullnetarëve të korpusit të paqes së SHBA-ve, në Kosovë janë pritur me zemër të hapur dhe tashmë besoj që familjet kosovare, familjet tuaja ku ju do të qëndroni në Kosovë, ju kanë bindur se shteti ynë, populli ynë dhe qytetarët tanë dhe vendi ku ju do të jeni, ka një traditë të gjatë të mikpritjes.

“Veçanërisht janë krenar për partneritetin dhe miqësinë e përjetshme të popullit të Kosovës, shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar ajo.

Sipas saj gjatë punës në Kosovë, ata do të përjetojnë momente të veçanta. E di që ju do të përjetoni edhe momente gëzimi, por do të përjetoni edhe momente pikëllimi. Do të ndani të mirën dhe të keqen me qytetarët e Republikës së Kosovës. E di që shpesh në netët e vona, kur do të uleni këmbëkryq, në odat tona, në shtëpitë e familjeve tuaja të reja, do të qani me 2 milion rrëfimet dhe përjetimet e veçanta të luftës që është ende e freskët, me mendjet dhe shpirtrat e shumë qytetarëve të Kosovës.

“Por, çdo mëngjes, kur ju të niseni për në vendin tuaj të ri të punës, do të mahniteni me vullnetin, përkushtimin dhe kurajën e shumë vajzave dhe djemve të Kosovës, që gjithsecili qytetar i Kosovës ka që të jetë pjesë përbërëse dhe pjesë e procesit të ndërtimit të shtetit të tyre të ri, të shtetit të Kosovës”, ka pohuar ajo.

Sipas saj dhe është pikërisht ky optimizëm dhe kjo energji që e bëjnë Kosovën një vend të paharrueshëm, një përvojë të papërsëritshme për ju.

“Dua ta them se si institucione të Kosovës ne jemi krenarë me të arriturat tona, por nuk mjaftohemi me to. Ne duam që Kosovën ta shndërrojmë në një vend të mundësive të mëdha dhe të mundësive të barabarta për të gjithë. Presim nga ju që me shembullin tuaj të vullnetarizmit të kontribuoni në realizimin e këtij vizioni tonë të përbashkët”, ka pohuar ajo.

Ajo ka falënderuar ambasadoren Jacobson sepse më kujtohet në ditët e para të fillit të misionit të saj në Kosovë, kemi biseduar se si mund të sjellim sa më parë që të jetë e mundur Korpusin e Paqes në Kosovë dhe për më pak se një vit, ne realizuam këtë iniciativë kaq të madhe që në shumë shtete kjo iniciativë merr vite të tëra pa u realizuar.

“Dëshiroj që t’ju uroj juve, vullnetarë të Korpusit të Paqes që keni ardhur dhe keni shtuar ta themi numrin e ambasadorëve të vullnetit të mirë këtu në Kosovës me punën, përkushtimin dhe angazhimin e tuaj që do ta bëni me të gjithë qytetarët e Kosovës, por veçanërisht kam dëshirë që këtë ta intensifikoni me atë që unë konsideroj që është pasuria më e madhe e shtetit tonë,  60 përqind e popullatës që është rinia e shtetit tonë, që të jeni pjesë përbërëse e ndërtimit të vizionit tonë të përbashkët”, ka theksuar ajo.

“Unë e di që ky projekt dhe ky instalim i Korpusit të Paqes këtu në Kosovë do të kontribuoj në fuqizimin e mëtutjeshëm të miqësisë tonë të përjetshme në mes të popullit të Kosovës dhe popullit amerikan”, ka pohuar ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)