26 Prill 2024

Partitë politike sot ballafaqohen në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 21 gusht - Gjykata Kushtetuese shqyrton sot lëndën për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 17 korrik.

Partia Demokratike dhe blloku i partive LDK - AAK - Nisma, të përkrahur nga Vetëvendosja, sot do të ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet e tyre në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca dëgjimore mbahet para se të vendoset nëse ishte kushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar të Parlamentit.

Seanca dëgjimore është thirrur duke u bazuar në kërkesën e PDK-së në lidhje me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e parë konstituive më 17 korrik.

Në bazë të kësaj kërkese, Kushtetuesja më pas kishte pezulluar postin e kryetarit të Kuvendit, që mbante lideri i LDK-së, Isa Mustafa, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

PDK si përfaqësues të sajin në këtë përballje ka caktuar profesorin e të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami.

Derisa partnerët e bllokut LDK-AAK-Nisma, ditë më parë kanë bërë të ditur se në përballjen në Gjykatën Kushtetuese, do të përfaqësohen nga deputetja Vjosa Osmani.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, do tëpërfaqësohet nga deputetja Albulena Haxhiu dhe këshilltari ligjor i Lëvizjes VV Armend Shkoz.

 Kërkesa për një seancë të posaçme dëgjimore është paraqitur nga koalicioni paszgjedhor LDK, AAK dhe Nisma.

Më herët, Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shqyrtimin e zgjedhjes së Mustafës në seancën konstitutive për kryetar, pasi që, sipas saj, zgjedhja ka qenë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)