28 Mars 2024

Vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes bëjnë betimin festiv

Prishtinë, 20 gusht - Grupi i parë i Vullnetarëve të Korpusit të Paqes së SHBA-ve kanë përfunduar sot trajnimin parapërgatitor në  komunitetet e Kamenicës, Koretinit, Topanicës dhe Hodonocit, dhe tash ata do të fillojnë shërbimin e tyre vullnetar dyvjeçar.

Korpusi i Paqes në Kosovë ka punuar për të nisur programin e saj në Kosovë që nga data 9 shator 2013, kur edhe është nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore mes Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës. Korpusi i Paqes pret të ketë një marrëdhënie të gjatë dhe të frytshme me popullin dhe qeverinë e Kosovës. Grupi i dytë i përbërë nga 35 vullnetarë është i paraparë të arrijë në vitin 2015. 

Korpusi i Paqes ka rrënjët në vitin 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy i sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim. Nga ky frymëzim u ngrit një agjenci e qeverisë federale e përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë botërore.

Deri më sot tri qëllimet e saja fillestare mbeten të njëjta:  1. T’i ndihmojë popujve të shteteve që janë të interesuara për t’i plotësuar nevojat e tyre për persona të kualifikuar; 2. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popujve që shërbehen; dhe 3. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve. 

Grupi i ri i vullnetarëve dhanë betimin para Drejtoreshës së Korpusit të Paqes Carrie Hessler-Radelet n­ë një ceremoni  në të cilën morën pjesë Presidentja Atifete Jahjaga, Ambasadorja e ShBA-ve Tracey Ann Jacobson, Drejtoresha Rajonale e Korpusit të Paqes Keri Lowry, kryetarë të komunave të komuniteteve që ndihmuan në programin e trajnimit, si dhe miq të shumtë të Korpusit të Paqës, familjet nikoqire, stafi trajnues dhe stafi i Korpusit të Paqes.

Me ceremoninë e betimit vullnetarët e rinj zyrtarisht fillojnë kryerjen e detyrave që janë pjesë e shërbimit dyvjeçar në njëzet e pesë komunitete në tërë Republikën e Kosovës .

Drejtori i Korpusit të Paqës Kosovë, Stephen Kutzy, tha: “Komunitetet e Kamenicës, Koretinit, Topanicës dhe Hodonocit, të cilët ishin nikoqirë të vullnetarëve gjatë trajnimit, kanë treguar mikpritje të shkëlqyeshme për vullnetarët nëpër shtëpitë e tyre dhe i ndihmuan ata në mësimin e gjuhës shqipe. Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit mes dy shteteve tona për të mirën e të gjithve”.

Ambasadorja Jacobson tha: “Kjo ditë paraqet realizimin një ëndërre timen. Jam shumë e emocionuar që Korpusi i Paqës po e hap programin e vet të njëqind e katërdhjetë në Kosovë – i pari program i ri gjatë më shumë se një dekade. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një miqësi jashtëzakonisht të afërt dhe më vie mirë që bashkëpunimi ynë është zgjeruar edhe më shumë duke përfshirë njërin nga programet e mija të preferuara”.

Si pjesë e trajnimit parapërgatitor vullnetarët kanë mësuar gjuhën intensivisht. Vullnetarët gjithashtu u informuan rreth sistemit arsimor në Kosovë. Çdo vullnetar i Korpusit të Paqes jetoi në një familje nikoqire që të kuptojë më mirë komunitetin dhe kulturën në Kosovë, si dhe të zhvillojë aftësitë e veta gjuhësore. 

Këtë javë vullnetarët do të vendosen në vendet e tyre të shërbimit në tërë Kosovën. I gjithë grupi i njëzet e pesë vullnetarëve do të punojë në programin e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)