29 Mars 2024

Anëtarësimi i Kosovës në OKB e varur nga marrëveshjet me Serbinë

Prishtinë, 20 gusht - Marrja e ulëses së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian mbeten të ndërlidhura ngushtë me marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e raporteve me Serbinë, apo traktatin e paqes.

Deri te nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, që besohet se mund të ndodhë diku mes viteve 2018 - 2020, kur Serbia pretendon të bëhet anëtare e BE-së, për Kosovën parashihen pak shpresa që të bëjë diçka më shumë, sidomos në lidhje me marrjen e ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Analistët politikë preferojnë që Kosova në momentin e duhur të aplikoj për anëtarësim të plotë në OKB dhe kurrsesi për ndonjë status të vendit vëzhgues në Asamblenë e Përgjithshme, sepse një veprim i tillë, konsiderohet se do ta zvarriste tutje marrjen e ulëses që i takon si anëtare e barabartë me vendet tjera në Kombet e Bashkuara.

Po ashtu, aplikimi i Kosovës për ulëse në OKB, parashihet të jetë një proces i koordinuar mirë me faktorin ndërkombëtar dhe i mbështetur me një lobim të fuqishëm diplomatik.

Por, si pengesë kryesore, mbetet Serbia dhe pozicioni i saj kundër njohjes së shtetit të Kosovës që merret më pas si pretekst edhe nga Rusia dhe vendet tjera kundërshtare të pavarësisë së Kosovës.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)