26 Prill 2024

VV nuk do ta votojë Haradinajn, pa marrëveshje me Bllokun

Prishtinë, 20 gusht - Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se VV nuk do ta votojë të nominuarin e Bllokut LDK-AAK-NISMA për kryeministër, Ramush Haradinajn, pa marrëveshje paraprake me shkrim.

“Ne nuk do ta votojmë Ramush Haradinajn për kryeministër pa marrëveshje me shkrim, me bllokun prej tre partive”, u shpreh Haxhiu.

“Ne do ta votojmë qeverinë e ardhshme vetëm nëse plotësohen kushtet, pasi Kosova ka vetëm t’i ndryshojë fytyrat e politikanëve, nga Thaçi te Haradinaj”, tha ajo.

Ndërsa, lidhur me zërat që po qarkullojnë se faktori ndërkombëtar në Kosovë po insistojnë që VV të mos jetë udhëheqëse e bisedimeve Kosovë-Serbi, Haxhiu ka thënë se në partinë e saj nuk janë të njoftuar për diçka të tillë.

 “Ne nuk e kemi dëgjuar asnjë ambasadë të thotë se Vetëvendosje nuk bën t’i udhëheqë negociatat”, ka thënë Haxhiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)