24 Prill 2024

Shqetësime me praktikat e punësimit

Ferizaj, 19 gusht – “Punësimit publik” që po ndodh aktualisht në Komunën e Ferizajt ka filluar të ngjajë me “punësim politik” që është praktikë shqetësuese për shoqërinë civile në Ferizaj.

Kryetari i Komunës, z. Muharrem Svarqa, ka punësuar me kontrata mbi-vepër dhjetëra militantë të LDK-së të cilët i ka instaluar nëpër Zyra të Komunës dhe ndërmarrje publike, por të cilët nuk kanë as hapësire pune (tavoline/karrige). Tani në Komunë ka raste kur dy punëtorë ndajnë një tavoline, një karrige dhe një kompjuter.

Sipas burimeve të Rrjetit AVONET, të punësuarve të ri u është premtuar punësim afatgjatë përmes largimit të të punësuarve aktual dhe hapjes s konkurseve të reja.  Ky okupim i komunës nga militantët të një partie politike është shkelje flagrante e Ligjit për Shërbimin Civil dhe Ligjeve të tjera që rregullojnë punësimin në Republikës e Kosovës. Krahas kësaj, duke instaluar dhjetëra punëtorë në Komunë për shkak të lidhjeve politike, Kryetari po bënë presion të drejtpërdrejt tek shërbyesit civil të Komunës.
 
Krahas kësaj, kompanitë aktuale që kryejnë punë publike në Ferizaj dhe janë kontraktuar nga Komuna, po i nënshtrohen një presioni të madh që të njëjtat të bëjnë blerjen e mallrave nga ndërmarrje që janë në pronësi apo menaxhohen nga stafi i afërt i Kryetarit Svarqa. Kryetari Svarqa është betuar që do të respektoj ligjin mirëpo që nga marrja e detyrës së tij ai është përfshirë në skandale të shumta, përmes tejkalimit të kompetencave të tij të Kryetarit.

 
Përfaqësues të shoqërisë civile në Ferizaj kanë arsye të shqetësohen se Kryetari Svarqa është duke e shfrytëzuar institucionin e Kryetarit të Komunës për avancim të agjendës politike të partisë e duke lënë anash qytetarët dhe nevojat e tyre. AVONET konsideron se Muharrem Svarqa, ashtu siç është betuar, duhet të sillet dhe të veprojë si Kryetar i ferizajasve dhe jo i militantëve dhe mbështetësve të LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)