28 Mars 2024

Kosova nuk do të bëhet strehë për grupet ekstremiste

Prishtinë, 1 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste.

Kështu ka deklaruar Presidentja e Republikës së Kosovës,  Jahjaga, gjatë takimit të përbashkët me kryeministrin, zotëri Hashim Thaçi, ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Bajram Rexhepi, dhe me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, drejtorin e AKI-së, zotëri Bashkim Smakaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, kryeprokurorin e shtetit në largim, zotëri Ismet Kabashi dhe u.d të kryeprokurorit të shtetit, zotëri Sylë Hoxha,  si dhe kryesuesin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës, zotëri Enver Peci, për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit.

Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjërë.

Në takim, krerët e institucioneve kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit.

Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)