25 Prill 2024

Kushtetuesja miraton kërkesën e koalicionit opozitar

Prishtinë, 1 gusht - Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e koalicionit LDK-AAK-Nisma, për të pasur seancë dëgjimore, para se të vendoset nëse ishte kushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës kryeparlamentar.

Koha ditore , shkruan sot se me 21 gusht palët do t’i paraqesin shkurtimisht argumentet e tyre përmes prezantimeve verbale. Vendimi pritet të merret deri në fund të muajit.

Koalicionit LDK-AAK-Nisma i është dhënë e drejta në kërkesën për të pasur seancë dëgjimore, para se të vendoset nëse ka qenë kushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës kryeparlamentar.

Kështu shkruan gazeta Koha Ditore nw numrin e saj tw sotwm sipas tw cilws “palëve do t’u jepet mundësia që shkurtimisht t’i paraqesin argumentet nëpërmjet prezantimeve verbale, do të kufizohen në fakte dhe në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rastin, ndwrsa pas seancës, në dhjetëditëshin e fundit të gushtit,

Kushtetuesja do ta nxjerrë verdiktin përkitazi me kryetarin e Kuvendit. Dy kampet politike që kanë ndërprerë komunikimin ndërmjet vete para dy muajsh kur janë organizuar zgjedhjet e parakohshme nacionale, do të përballen në Gjykatën Kushtetuese më 21 gusht, shkruan Koha.

“Gjykata ka miratuar kërkesën e deputetëve të bllokut opozitar që të ketë seancë dëgjimore. Ajo do të mbahet më 21 gusht. Fare pak kohë pas kësaj seance, gjykata do të vendosë për rastin. Kjo është një procedurë konfrontuese ku palët do të përballen”, ka thënë një burim i gazetës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)