29 Mars 2024

Kosovës i duhet ta pastrojë imazhin

Prishtinë, 31 korrik - Raporti i prokurorit amerikan Clint Williamson, pretendohet të ketë dhënë edhe një goditje tjetër për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kështu, të paktën konsiderojnë analistë të zhvillimeve politike në vend.

Për Imer Mushkolajn, ajo çfarë është thënë në konferencës e së martës nga Williamson, ishte paralajmëruar nëpër mediet kosovare. “Mendoj që ato që mediet dhe aktorë të tjerë i kanë paralajmëruar, u prezantuan edhe prej prokurorit Williamson.

E keqja e gjithë asaj që u prezantua është se hetimi për trafikim të qenieve njerëzore ende nuk është mbyllur. Nuk është mbyll pavarësisht se ende nuk janë gjetur dëshmi”, ka thënë Mushkolaj.

I tërë ky proces hetimesh, sipas tij, duhet të marrë fund, në mënyrë që imazhi tashmë i dëmtuar i Kosovës të ketë një fund. “Njëherë e përgjithmonë duhet t’i jepet fund kësaj çështjeje, në kuptimin që 15 vjet pas luftës shqiptarët vazhdojnë që të përmenden ende nëpër aktakuza në medie botërore për krime të luftës”, ka theksuar Mushkolaj. /Tribuna

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)