19 Prill 2024

Dështuan Marty e Del Ponte

Prishtinë, 31 korrik -  Drejtori ekzekutiv i KMDLNj-së, Behxhet Shala, ka vlerësuar se raporti i prokurorit amerikan Clint Williamson ka shumë lëshime në aspektin profesional.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, ka deklaruar se raporti i prokurorit të Task Forcës Speciale të BE-së, Clint Williamson, më shumë është përshkim i vendit të tij të punës sesa përmbajtjesor dhe serioz.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Shala, duke iu referuar çështjes së trafikimit të organeve, ka thënë se prokurori Williamson nuk është dashur të merrej me paragjykime.

“Williamsoni nuk mund të dalë me supozime ose kundërthënie siç thotë se ‘nuk kemi mundur të gjejmë fakte për tregtim të organeve, mirëpo jam i sigurt se ka ndodhur’. Pra, përmend se kjo dukuri nuk është e madhe, por së paku 10 raste janë marrë, janë vrarë dhe u janë marrë organet, ndërkohë nuk ka dhënë as edhe një fakt se ka ndodhur diçka.

Prokurori nuk mund të manipulojë me paragjykime, por ai duhet të japë fakte të vërteta, sepse çështja e prokurorit është si çështja e atij që merret me matematikë: një plus një bëjnë dy”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se ky raport ka lënë shumë mjegull, sidomos për periudhën kohore për të cilën pritet të ngritën aktakuza për krime lufte.

Në këtë kontekst, Shala ka thënë se prokurori amerikan është munduar t’ua ruajë fytyrën ish-senatorit zviceran Dick Martyt dhe ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Pontes.

“Dhe përderisa në një anë thotë se nuk kanë siguruar prova të mjaftueshme, apo nuk kemi siguruar asnjë provë për tregti të organeve, në anën tjetër përmend 10 veta, atëherë mendoj se kjo është një mjegull e madhe dhe kjo më tepër është një përpjekje më shumë për t’i nxjerrë nga situata Dick Martyn dhe Carla Del Ponte sesa të dëshmohet se ka pasur tregti të organeve.

Faktikisht, ai nuk ofroi asnjë provë të vetme se ka pasur tregti të organeve”, është shprehur Shala, duke shtuar se, për shkak të dështimit, Marty dhe Del Ponte duhet t’i kërkojnë falje Kosovës dhe popullit të saj.
Shala ka thënë se ka qenë i bindur se nuk do të ketë asnjë dëshmi për trafikim të organeve.

Ndërkaq, duke folur për krimet e supozuara të luftës, Shala ka thënë se nuk do të ketë ngritje të aktakuzës pa funksionalizimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)