28 Mars 2024

Ministri Hoxhaj shkarkon Ahmetin

Prishtinë, 30 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka marrë vendim për kthimin e menjëhershëm në Prishtinë të të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Kosovës në Malin e Zi, Xhafer Ahmeti, pas komenteve të tij në rrjetin social të cilat nuk korrespondojnë me rregullat diplomatike dhe sjelljet e një diplomati.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se komentet e Xhaferit nuk paraqesin qëndrimet e institucioneve të Kosovës.

Ministri Hoxhaj personalisht dhe i tërë populli i Kosovës i janë mirënjohës ish­kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për kontributin e tij të madh për Kosovën`, ­ thuhet në komunikatë.

Ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Xhafer Ahmeti, sot kishte shkaktuar një skandal diplomatik, pasi ka fyer ish­kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, duke e quajtur atë psikopat dhe e ka shtruar pyetjen se si mundet që një pjesë e popullit të Kosovës ta duan atë. Kjo ka ndikuar që ministri Hoxhaj të marrë vendim për shkarkimin e Ahmetit nga pozita e të ngarkuarit me punë në Malin e Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)