26 Prill 2024

LAN dorëzon komentet në Kushtetuese

Prishtinë, 29 korrik - Koalicioni LDK-AAK-Nisma thotë se kërkesa e grupit parlamentar të PDK-së për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës është e pabazuar, dhe se kushtetuesja në ketë rast nuk ka objekt për të shqyrtuar.
 

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala pas i ka dorëzuar të martën në Gjykatën Kushtetuese komentet e përbashkëta të deputetëve të këtij koalicion, ka thënë se në komente janë përfshirë argumente për kundërshtuar pretendimet e PDK-së, dhe për të treguar gjendjen faktike në të cilën është mbajtur seanca konstitutive e 17 korrikut të Kuvendit të Kosovës.

“Mendojmë se kërkesa e PDK-së është e pabazuar dhe sipas mendimi tonë Gjykata Kushtetuese në këtë rast nuk ka objekt kushtetuese për trajtim”,  ka deklaruar Shala.

Ai ka treguar se këto komente i mbështesin edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe ata të minoriteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)