29 Mars 2024

​Shala: Raporti i Williamsonit me pak detaje

​Prishtinë, 29 korrik - Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë komentuar shumë raportin e Clint Williamsonit, duke qenë se nuk kanë shumë informacione, përveç atyre që janë publikuar në media.

Megjithatë, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala tha se është një raport i përgjithësuar kur edhe pritet të ketë një numër të akuzave. Ndërsa, duke arsyetuar mos deklarimin e deritanishëm të LDK-së, Shala tha se kjo u bë sepse nuk kanë shumë detaje dhe nuk dinë me shumë se sa që është bërë publik në media.

“Mendojmë që është një raport i përgjithësuar ashtu edhe si është pritur, se paku për disa fusha të cilat pritet që do të ketë një numër akuzash. Meqë nuk kemi shumë detaje nuk mund të komentojmë. Ne mund të komentojmë vetëm pjesën që lidhet me institucionet sepse ne jemi gati që të ndihmojmë si institucione dhe si politikë e Kosovës që Gjykata të funksionalizohet ashtu siç kemi marr përgjegjësi, dhe të funksionoj si e pavarur dhe e paanshme”, tha Shala.

Williamson publikoi raportin e tij pas hetimeve të bëra mbi dy vjet, duke u bazuar në ato që i kishte shkruar senatori zviceran DickMarty, lidhur me trafikimin e organëve nga UÇK-ja. (RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)