19 Prill 2024

KDI: 53 për qind e çështjeve të ngritura me karakter procedural

Suharekë, 29 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Suharekës në periudhën Janar-Qershor 2014, notim  ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë: Leonrad Shala (LVV) me  17.3 %,  Nadire Hoxha (AAK) me 12.3 % dhe Bajram Tershani (PD) me 7.7 % derisa Violetë Zeqiraj  (LDK) dhe Reshat Selimaj (AAK) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Gjatë kësaj periudhe në  Kuvendin e Komunës së Suharekës janë ngritur gjithsej 102 çështje, prej të cilave 47 % nga fushat me interes për qytetarët e Suharekës ndërkaq 53 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës.

Anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me 26.5 %, të përcjellë nga anëtarët e LDK-së me 24.5  % të çështjeve të ngritura derisa Leonard Shala (LVV) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 17.6 % i përcjellë nga Nadire Hoxha (AAK) dhe Bajram Tershana (PD) me nga 12.7 % përkatësisht 7.8 të çështjeve të ngritura.

Sa i përket pyetjeve të bëra nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës drejtuar ekzekutivit komunal, në këtë periudhë janë  bërë gjithsej 63 pyetje, nga të cilat 37 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës dhe 63 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të kësaj komuna.

Anëtarët e PDK-së prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me 38.1 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LVV-së me 22.2 % të pyetjeve të përgjithshme derisa anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në këtë periudhë kanë qenë Leonard Shala (LVV) me 17.5 %  dhe Florije Bytyqi (PDK)  me  12.7 %  të pyetjeve të përgjithshme.

Anëtarët e AAK-së në Kuvendin e Komunës së Suharekës në këtë periudhë kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime në  seancat e mbajtura me 28.3 % të diskutimeve të përgjithshme të pasuar nga anëtarët e PDK-së dhe LDK-së  me  nga 20.2  % të diskutimit të përgjithshëm.

Nadire Hoxha (AAK) dhe Leonrad Shala (LVV) kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime lidhur me pikat e rendit të ditës në seancat që janë mbajtur gjatë kësaj periudhe me nga 14.7 %  të diskutimeve të përgjithshme.

Në  seancat e mbajtura në Kuvendin e Komunës së Suharekës gjatë periudhës Janar-Qershor 2014 ky institucion  nuk ka shqyrtuar apo miratuar ndonjë Rregullore komunale. Krahas kësaj, Leonrad Shala (LVV) ka propozuar inicimin e ndryshimit të Rregullores komunale për ndarjen e bursave, Rregulloren për hapësirat e pyllëzuara derisa Bajram Tershani (PD) ka propozuar inicimin e hartimit të Rregullores komunale për mirëmbajtjen e higjienës së qytetit.

Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)