24 Prill 2024

Hoxhaj uron homologët e vendeve myslimane me rastin e Bajramit

Prishtinë, 28 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi ministrave të jashtëm të shteteve me shumicë të popullsisë myslimane, me rastin e festës së Bajramit të Madh.

Në letër, ministri Hoxhaj në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës i ka përgëzuar  përfaqësuesit dhe qytetarët e këtyre shteteve, me rastin e festës së Bajramit të Madh, duke iu përcjell urimet për lumturi dhe prosperitet.

“Kjo festë përfaqëson kurorëzimin e sakrificës, vendosmërisë dhe dedikimit të treguar gjatë muajit të Ramazanit ku myslimanët e festojnë kompletimin e agjërimit të tyre. Ne shpresojmë se kjo festë do të sjellë më shumë paqe dhe prosperitet për të gjithë”, shprehet Hoxhaj, në letrën dërguar homologëve të shteteve  anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Ligës Arabe si dhe sekretarëve të përgjithshëm të këtyre dy organizatave.

Duke uruar festën e Bajramit, ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu shpreh besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtyre shteteve do të thellohen në vitet në vazhdim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)