28 Mars 2024

Jahjaga: Kosova, vend i harmonisë fetare

Prishtinë, 28 korrik -  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqës të tjerë të kësaj bashkësie, të cilët i uroi për festën e Fitër Bajramit.

Presidentja Jahjaga ka uruar qytetarët mysliman për festën e Fitër Bajramit, duke shtuar që këtë festë ta shënojnë në paqe, mirëkuptim, dashuri, solidaritet dhe në mirëqenie.

Ajo ka thënë se Kosova është dëshmuar që është një vend i paqes dhe i harmonisë fetare dhe kjo liri fetare sipas saj, është pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut.

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, ju uroj festën e Bajramit, që ta kalojnë në solidaritet, mirëkuptim dhe në dashuri me njëri tjetrin. Me fat dhe për shumë mote!”, ka qenë mesazhi i presidentes Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)