20 Prill 2024

BIK: Dita e parë e Fitër – Bajramit, të hënën

Prishtinë, 26 korrik -  Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon të dielën. Ndërsa dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të hënën.

Sipas një njoftimi nga BIK bëhet e ditur se manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 4:50 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Adem ef. Hoxha.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6 : 00 minuta të cilit do t\'i prij, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK .

Hytben e Fitrër - Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 28 korrik 2014, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)