29 Mars 2024

Merren masa rreth shkeljeve nga marketingu i fushatës zgjedhore

Prishtinë, 25 korrik - Sot në Prishtinë Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përfunduar fazën e dytë lidhur me shkeljet e evidentuara në trajtimin e të dhënave personale në rastin e shfrytëzimit të marketingut të drejtpërdrejtë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. 

Në këtë fazë, Agjencia ka shqyrtuar ankesat e qytetarëve dhe ka vepruar në bazë të tyre , duke inspektuar operatorët mobil dhe kompanitë të cilat kanë ofruar shërbimin e marketingut të drejtpërdrejtë. 

Në fazën e tretë do të bëhet procedimi i lëndëve në gjykatat kompetente për shkeljet e evidentuara, dhe do të kërkohet nga të gjithë palët e përfshira përgjegjësi më e madhe në rastin e aplikimit të marketingut të drejtpërdrejtë. 

Mentor Hoxhaj, zëvendës mbikëqyrësi kryesor në Agjenci, shtoi se nisja e procedurave ligjore në lidhje me abuzimin e të dhënave personale nëpërmjet marketingut direkt duhet të jetë një paralajmërim për të gjithë personat dhe kompanitë që përdorin shërbimin e marketingut të drejtpërdrejtë në të ardhmen.

“Nisja e procedurave ligjore është një sinjal që kemi zero tolerancë ndaj shkeljeve të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga kompanitë apo individët, si nga sektori publik ashtu edhe ai privat”  tha Hoxhaj.

Në fazën e parë në muajin maj të vitit 2014, Agjencia ka kontaktuar zyrtarët e mbrojtjes së të dhënave nga 3 operatorët mobil, me ç’rast është diskutuar zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në lidhje me shfrytëzimin e marketingut të drejtpërdrejtë gjate fushatës elektorale, në takimin e mbajtur para fushatës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)