23 Prill 2024

Gjermania mbështetëse e parezervë e Kosovës

Prishtinë, 24 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të enjten në takim njohës ambasadoren e re të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Ministri Hoxhaj i uroj ambasadores Viets mirëseardhje në misionin e ri në Kosovë, duke e njoftuar për progresin, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për proceset e tjera të rëndësishme në politikën e jashtme kosovare.

Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese evropiane.

Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, Hoxhaj theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të shkëmbimeve me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, theksoi vullnetin e Gjermanisë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral, duke shprehur angazhimin e saj të fuqishëm në këtë drejtim gjatë shërbimit të saj në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)