20 Prill 2024

Murati: Jahjaga të rekomandojë zgjedhje të reja

Prishtinë, 24 korrik - Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati, ka vlerësuar se vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund ngërcit të krijuar politik, sepse sipas tij, as PDK me partnerët e saj e as koalicioni LDK- AAK e Nisma nuk mund të sigurojnë qeveri stabile.

Prandaj Murati ka deklaruar se presidentja Atifete Jahjaga, në konsultim me partitë politike, duhet të merret vesh sa më shpejt për organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Zgjedhjet e reja do ta zgjidhin lëmshin e të partitë, sidomos në elektoratin shqiptar, duke qenë se në to do të kishim pak a shumë tre grupe, i pari koalicioni PDK- PD-LB në të cilin eventualisht do të mund t’i bashkëngjitej edhe AKR dhe koalicionin LDK-AAK e Nisma dhe Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Murati”, shkruan Epoka e Re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)