26 Prill 2024

Qeveria u vazhdon mandatin trevjeçar 9 sekretarëve te përgjithshëm

Prishtinë, 23 korrik - Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme mori vendim për vazhdimin e mandatit trevjeçar për 9 sekretarët e përgjithshëm të ministrive, dhe 5 pozita që janë të barasvlershme  me këtë pozitë. Kontrata i është vazhduar Sekretarëve të Përgjithshëm:

1.      Arben ÇITAKU (MMPH)

2.      Xhavit DAKAJ, (MASHT);

3.      Shkelzen SYLAJ, (MFSK);

4.      Veton FIRZI, (MKRS);

5.      Eljana NAKA,  (MTI);

6.      Naim BAFTIU, (MF);

7.      Nazmi ZENELAJ, (MZHE);

8.      Fitim SADIKU, (MAP);

9.      Kapllan HALIMI, (MBPZHR);

Po ashtu kontratat për tri vite i janë vazhduar edhe:

1. Valdet Gjinovcit, Kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës,

2. Valdrin Llukës, Kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve/MTI;

3. Basri Ibrahimit, Kryeinspektor në Inspektoratin e Punës/MPMS;

4. Hafiz Garës, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Standardizim/MTI; dhe

5. Ramë  Manajt, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Kabineti qeveritar poashtu ka marrë vendim për të hapur konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)