20 Prill 2024

Hoxhaj u shkruan vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj iu ka shkruar të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për t’iu kujtuar se shpallja e Kosovës shtet është shpallur e ligjshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Hoxhaj e ka bërë të ditur këtë përmes profilit të tij në Facebook, në të cilin thotë se letrën e dërguar vendeve anëtare të OKB-së që nuk e njohin Kosovën shtet e ka bërë në katër vjetorin e publikimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte vlerësuar se shpallja e Kosovës shtet jo vetëm që është e ligjshme, por deklarata e pavarësisë është bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas Enver Hoxhajt, Kosova deri më tani është njohur nga 107 vende anëtare të OKB-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)