25 Prill 2024

Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë, Dolezel

Prishtinë, 22 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të martën në takim lamtumirës të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Republikës Çeke, ambasadorin Jiri Dolezel.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin Dolezel për kontributin dhe mbështetjen e tij dhënë Kosovës, për më shumë se tre vjet të shërbimit.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se relacionet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke mbesin të afërta dhe stabile, dhe u dakorduan që të konkretizojnë bashkëpunimin edhe në sferën e sigurisë dhe edukimit.

Ministri Hoxhaj theksoi se ndihma e Çekisë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare ka qenë e rëndësishme. “Mbesim të përkushtuar të ndërtojmë të ardhmen tonë evropiane në koordinim të ngushtë me Pragën zyrtare”, tha Hoxhaj.

Shefi i diplomacisë kosovare kërkoi që ambasadori Dolezel të vazhdojë mbështetjen e tij për Kosovën edhe gjatë shërbimit të ardhshëm në vendet tjera, duke i uruar atij suksese në karrierën e mëtutjeshme diplomatike.

Ambasadori Jiri Dolezel, vlerësoi lartë bashkëpunimin që i është ofruar gjatë shërbimit në Kosovë, duke shprehur vullnetin e tij për të vazhduar përkrahjen për Kosovën si dhe për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)