25 Prill 2024

Hyseni kujton vendimin e GJND-së

Prishtinë, 22 korrik - Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, me rastin e shënimit të 4-vjetorit të legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, ka thënë se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar më 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Hyseni në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se  mendimi këshillëdhënës i GJND-së ishte afirmim i qëndrimin konsistent të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës.

“Sot festojmë 4-vjetorin e konfirmimit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në këtë ditë u rikonfirmua besimi që kishim artikuluar në mënyrë konsistente në drejtësinë ndërkombëtare, sikundër edhe besimi i thellë në forcën dhe substancën e argumentit tonë në të dyja fazat e procesit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, organi kryesor juridik i OKB-së, me një votë bindëse prej dhjetë me katër, ka këshilluar, pra më 22 korrik 2010 se ‘deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare’.

Ky mendim këshillëdhënës i gjykatës ishte afirmim i qëndrimin konsistent të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës.

"Pra mendimi nuk lë asnjë dyshim se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe është legjitime. Duke arritur në mendimin e përgjithshëm se deklarata e pavarësisë nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, gjykata pati përfunduar se ‘deklarata e pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare dhe asnjë normë apo dispozitë të aplikueshme të saj’”, ka shkruar Hyseni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)