19 Prill 2024

Nuk ka Liberalizim të vizave për Kosovën

Prishtinë, 22 korrik - Gjatë kësaj jave pritet që Këshilli i Evropës të publikojë raportin e radhës, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përkundër faktit që gjatë takimit të fundit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, procesi u përshkrua si mjaft optimist, njohësit e integrimeve evropiane shprehen se nuk pritet që ky proces të përfundojë shpejt.

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani thotë se, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pritet që do të ndodhë shpejt, pasi që sipas tij, institucionet kanë ende punë për të bërë.

Sipas Ujkanit, janë dy gjëra të cilat duhet të nënvizohen në këtë fazë, të cilat në një farë mënyre do të ndikojnë në këtë proces. “Vetë gjendja politike në Kosovë do të ndikojë në këtë proces, në një farë mënyre dhe tjetra është që, vetë BE-ja është në procesin e rikrijimit të institucioneve të veta të reja dhe që realisht do të ndikojë në këtë proces”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, Dren Doli, nga Grupi për Studime politike dhe juridike, është shprehur se raporti i liberalizimit të vizave do të përfshijë raportin e vlerësimit të BE-së dhe komisioneve të tyre të eksperteve në mënyrën se si Kosova i ka menaxhuar kriteret individuale.

Sipas tij, në bazë të udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, një numër prej 90 kërkesash individuale përfshijnë një numër standardesh të cilat Kosova është dashur t’i plotësojë.

“Ky raport do të reflektojë gjendjen se si institucionet e deritanishme kanë menaxhuar me kërkesat individuale.

Natyrisht një çështje e rëndësishme në ketë vlerësim do të hyjë edhe çështja e menaxhimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve, siç kemi thënë edhe më herët zgjedhjet kanë një rëndësi të veçantë në procesin e liberalizmit të vizave, por edhe themelimi i qeverisë”, ka thënë ai. (INA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)