20 Prill 2024

Presidentja Jahjaga përkrahë Task Forcën për Hetime Speciale

Prishtinë, 21 korrik – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka pritur në takim prokurorin kryesor të Task Forcës për Hetime Speciale (SITF), zotëri Clint Williamson gjatë vizitës që ai po i bën Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të bashkëpunojnë me SITF në periudhën në vijim për të forcuar rendin dhe ligjin dhe për të përmbushur obligimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore.

Presidentja Jahjaga tha se Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale dhe që në momentin e konsolidimit institucionet e sapozgjedhura do të zbatojnë marrëveshjen e ratifikuar duke bërë ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe kushtetuese për të akomoduar krijimin e gjykatës së re.

Presidentja Jahjaga tha se ajo është e përcaktuar që qasja e Kosovës ndaj drejtësisë të jetë gjithëpërfshirëse dhe se hetimet që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës nuk janë përpjekje për të gjykuar betejën tonë kolektive për liri, por mënyrë për të hetuar krimet e supozuara individuale.

Presidentja Jahjaga e siguroi z. Williamson se Kosova është e përcaktuar që të ballafaqohet me këto akuza në një proces kredibil dhe do të përmbush obligimet e saj me përgjegjësi dhe dinjitet në mënyrë që të përmbyllë këtë kapitull që do të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Z. Williamson, që po viziton Kosovën në prag të shpalljes së të gjeturave hetimore, falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen e saj dhënë Task Forcës për Hetime Speciale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)