25 Prill 2024

Ulëset e rezervuara për pakicat, mund të debatohet në Bruksel

Prishtinë, 25 prill - Vazhdimi i ulëseve të rezervuara për pakicat, pritet të jetë kërkesa e radhës për lëshime që duhet të bëjnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kjo çështje pritet të shtrohet si një lloj kundërshpërplimi për komunitetet pakicë në shpagim të votës së tyre për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në të kundërtën, burime qeveritare në Prishtinë thonë se nëse nuk u vazhdohen ulëset e rezervuara pakicave, ka “rrezik” që kjo çështje të ngritet për debat dhe negociata në dialogun e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Andaj, sipas këtyre burimeve, është më e dobishme për vendin që të shkohet me një vendim nga autoritetet e Prishtinës për vazhdimin edhe për një mandat të këtyre ulëseve, pasi që në negociatat e mundshme rreth përfaqësimit të serbëve në institucione qëndrore, lëshimet dhe “pazari” politik konsiderohet se mund të jetë edhe më i madh.

Ndërlidhja e formimit të Forcave të Armatosura me vazhdimin e ulëseve të rezervuara, po ndodh për faktin se të dyja janë çështje që diktojnë nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)