29 Mars 2024

Tahiri takon deputeten me origjinë shqiptare znj.Gülay Dalyan

Prishtinë, 24 prill - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka pritur sot në takim deputeten me origjinë shqiptare Gülay Dalyan, e cila është anëtare e partisë se kryeministrit Taip Erdogan.


Në takim u vlerësuan marrëdhëniet mes dy shteteve dhe se u bisedua për thellimin e këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat e interesit se përbashkët.
Tahiri vlerësoi përkrahjen që Turqia po benë për forcimin e shtetit të Kosovës dhe në ngritjen e numrit të njohjeve.


Nga ana tjetër Gülay Dalyan tha se qeveria dhe parlamenti turk do të vazhdoi angazhimin e tyre për ta mbështetur Kosovën në forcimin ekonomik dhe ndërkombëtar si dhe Turqia vazhdon angazhimin për rritjen e numrit të njohjeve.


Poashtu u tha se të dy vendet e kanë një lidhshmëri të veçante pasi që në Turqi ka një numër shumë të madh të shqiptareve si dhe në Kosovë ekziston minoriteti turk dhe kjo shërben si urë lidhëse për të dy vendet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)