20 Prill 2024

Liderët e partive mblidhen sot për shpërbërjen e Kuvendit

Prishtinë, 24 prill - Liderët e partive politike do të mblidhen sot (e enjte) për të arritur një konsensus lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë muajit maj apo qershor.

Për të ardhur deri te shpërbërja e Legjislativit, ishte kërkuar miratimi i Tribunalit për UÇK-në dhe zgjatja e mandatit të EULEX-it deri në vitin 2016, ndërsa pasi që ligjvënësit i përfunduar këto detyra, sipas burimeve të “Zërit” është krijuar infrastruktura që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja.

“Tani janë plotësuar të gjitha kushtet, për të u shpërbërë Kuvendit dhe më pas të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme, për çka më detajisht do të flitet të enjten mes liderëve të partive politike”, thonë burimet e “Zërit”

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)