19 Prill 2024

Europianët e rinjë hapin zyrë të veçantë për të rinjtë e Prishtinës

Prishtinë, 23 prill - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës ka përuruar zyrën për të rinjtë e Prishtinës. Zyra e KREK-ut për të rinjtë e Prishtinës është hapur me qëllim të zhvillimit të kontakteve me të rinjtë e Komunës së Prishtinës.   

Kjo zyrë do të shërbej për ti dëgjuar  problemet e të rinjve, ti kanalizoj ato dhe  të ofroj ndihmë për të rinjtë e Prishtinës, sipas programeve të KREK-ut, bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës si dhe donatorët e KREK-ut.

Kjo zyrë për qëllim të publikimin e vlerave të të rinjve kosovar për angazhimin e tyre në procesin e paqes mirëkuptimeve dhe sjelljeve të mira në shoqëri.

Zëvendës Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit Gjergj Deda gjatë ceremonisë së hapjes së kësaj zyre ka uruar të rinjtë me hapjen e kësaj zyre i cili tha se “Ne duhet të besojmë po kështu se hapësirat për veprim në një demokraci të konsoliduar janë të shumëfishta, prandaj ju inkurajoj që të rinjtë e vendit me kërkesat juaja  të shndërroheni në zë gjithnjë e më aktiv për konsolidimin e mëtejmë të saj të shtetit ton dhe ta integrojmë at në Evropë theksoi Deda .

Ndërsa, Presidenti i KREK-ut Avdullah Hasani ka falënderuar  institucionet e Kosovës për mundësin dhe përkrahjen e madhe që po e japin  për fuqizimin e rinisë Kosovare, ai tha se Zyra e për të rinjtë e Prishtinës do të ndikojë mbi zhvillimet e rinisë politike dhe mbi legjislacionin e rinisë, të angazhohet që të përkrahë dhe të zhvillojë nismat rinore në drejtim të shkencës, kulturës, artit dhe sportit dhe të gjitha aktiviteteve që do të mbahen në Prishtinë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe shumë deputet të Kuvendit të Kosovës dhe personalitete të tjera, deputeti Haxhi Shala ka theksuar se “Ndryshimet e reja në shoqëri dhe dinamika e zhvillimit aktual kërkojnë energjinë dhe vullnetin e të rinjve për ta integruar Republikën e Kosovës si një shtet me synime demokratike, prandaj besoj dhe shume se me angazhimin tuaj  përmes kësaj zyre  zëri i juaj do të fuqizohet edhe më shumë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)