29 Mars 2024

SHBA: Gjykata është thelbësore për të hequr akuzat

Prishtinë, 23 prill - Ambasada e Shtetve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, votimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për themelimin e gjykatës speciale e ka vlerësuar si një hap vital drejt themelimit të një gjykate të Kosovës që mund të zgjidhë në mënyrë kredibile pohimet serioze nga Raporti i vitit 2010 i Këshillit të Evropës.

Kjo gjykatë sipas ambasades është thelbësore për të hequr akuzat nga të pafajshmit, për të dëshmuar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, dhe për të zgjidhur përfundimisht këto pohime shqetësuese.

\"Ne vlerësojmë vendimin e atyre deputetëve të cilët vërtetuan përkushtimin e tyre për themelimin e një gjykate sipas ligjit të Kosovës dhe e cila do të përqëndrohet strikt në individët dhe në veprimet individuale.\"

\"Votimi i sotëm shtron rrugën për një proces të cilin bashkësia ndërkombëtare do ta shohë si kredibil, dhe që do të ndihmojë në mbylljen e këtij kapitulli të vështirë të historisë së Kosovës.\", thuhet në deklaratën e SHBA-ve.

Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të mbështetur Kosovën gjersa Kosova vazhdon të ec para me këtë detyrë thelbësore”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)