18 Prill 2024

PSHDK: Drejtësia nuk e dëmton Kosovën

Prishtinë, 23 prill - Pardia Shqiptare Demokristiane e Kosovës vlerëson se krijimi i Gjykatës Speciale, që pretendon të hetojë krimet e supozuara të UÇK-së, nuk e dëmton Kosovën dhe as të ardhmen e saj, vlerëson PSHDK-ja. Drejtësia e lartëson vendin tonë dhe dinjitetin tonë në sytë e botës. 

PSHDK-ja vlerëson se mbetja e kësaj njolle pa u qartësuar, më shumë e rëndon të kaluarën e Kosovës, si dhe luftën e saj për liri, sesa drejtësia. Kjo për faktin, se themelimi i kësaj gjykate, po bëhet me kërkesën e miqve tanë, respektivisht nga SHBA-të dhe BE-ja, aleatë këta të fuqishëm, që na ndihmuan të çlirohemi dhe të fitojmë pavarësinë. 

PSHDK-ja vlerëson se drejtësia ndihmon përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe tregon pjekuri dhe përgjegjësi para komunitetit ndërkombëtar dhe miqve tanë, që na sugjerojnë të ndërmarrim këtë hap të ndjeshëm, pro të domosdoshëm për të ecur përpara.

PSHDK-ja, vlerëson se kjo gjykatë, nuk e dëmton të kaluarën e Kosovës, as luftën e saj për liri, sepse ajo ishte një luftë e drejtë dhe e mbështetur në parimet universale të lirisë dhe drejtësisë.

"Ne konsiderojmë se zhvillimi i mëtutjeshëm i shtetësisë së Kosovës, bëhet më i lehtë, më i sigurt dhe më stabil, nëse hiqen gjitha dyshimet mbi të kaluarën e afërt të Kosovës, respektivisht mbi luftën e saj për liri", thuhet në një njoftim nga zyra për Informim e PSHDK-së.

PSHDK-ja, vlerëson se në këto momente jetike për të ardhmen e vendit, spektri politik, pa dallime, duhet të reflektojë me mençuri dhe të vendosë interesin e vendi, mbi çdo gjë interes tjetër. 

 PSHDK-ja, është thellësisht e bindur se Kosovës i duhet partneriteti i qëndrueshëm dhe konsistent me perëndimin, respektivisht aleatët e saj më të fuqishëm, SHBA-të dhe BE-në, aleatë këta që kanë dëshmuar se janë në krah të vendit tonë dhe mbështesin kauzën tonë.

Prandaj, PSHDK-ja është thellësisht të bindur se vetëm duke përkrahur, mbështetur dhe motivuar drejtësinë, mund të sendërtojmë ëndrrën tonë finale, që është integrimin në strukturat euro-atlantike.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)