20 Prill 2024

Hamiti: Ekstremistët na turpëruan me aleatët amerikanë

Prishtinë, 18 prill - Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti ka komentuar në rrjetin social Facebook, paralajmërimin që Departamenti Amerikan i Shtetit për qytetarët amerikanë në Kosovë - që të kenë kujdes për Pashkët. Ai ka thënë se aleatët më të mëdhenj të Kosovës nuk do duhej të ishin të rrezikuar.

\"Nese urrejtja ka arritur deri ne kete shkalle ne vendin dhe trojet tona, sa qe edhe State Departmenti i SHBA-se, e paska pare te arsyeshme qe t\'i paralajmeroj qytetaret e vet per kujdesin qe duhet te kene gjate festes krishtere \"Pashket\" ne Kosove, nga rreziku eventual qe mund t\'u kanoset nga persona te keqperdorur ne emer te fese \"islame\" , me orientim ekstrem, atehere ky eshte lajm teper i zi dhe njolle teper e madhe per gjithe ne, si shoqeri dhe si komb.

Kurre nuk ka qene ne traditen shqiptare qe musafiri te jete i rrezikuar ne votren tyre, e aq me pak nje aleat dhe nje mik yni i forte,ne kohet dhe momentet me te veshtira qe po kalonte populli yne, atehere kur syte dhe shpresa e gjithe neve ishin drejtuar kah Zoti dhe SHBA me aleatet e saj !

Le ta dije dhe kuptoj cdonjeri se kush nuk eshte mirenjohes ndaj njerezeve ai nuk eshte mirenjohes as ndaj Zotit !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)