26 Prill 2024

Haradinaj në Konferencën në 800-vjetorin e Principatës së Arbërit

Tiranë, 18 prill - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në punimet e Konferencës Shkencore, në 800-vjetorin e krijimit të Principatës së Arbërit, që po mbahet në Tiranë.

Konferenca është e organizuar nga Komiteti i Pajtimit Kombëtar, ndërsa kryetari Haradinaj është ftuar në këtë konferencë, në cilësinë e përfaqësuesit të së djathtës politike në Kosovë.

Kryetari Haradinaj e ka vlerësuar konferencën të rëndësisë së veçantë në sublimimin e të arriturave nacionale, që nga e kaluara, në përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj, si populli dhe vendi me traditën më të vjetër në rajon, në bërjen e shtetit dhe organizimit shoqëror, pavarësisht sfidave dhe vështirësive që kaluam në etapa të ndryshme të historisë.

Ndryshe, kryetari Haradinaj e ka fjalën qendrore në Konferencën e sotme në 800-vjetorin e Principatës së Arbërit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)