19 Prill 2024

LDK: Koalicioni LDK - AAK - LDD dhe FER nuk ka ekzistuar kurrë

Prishtinë, 18 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka theksuar se deklarata e nënkryetarit të parë të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës,  Blerim Shala, se kinse Kryetari Mustafa e ka prishur koalicionin parazgjedhor të LDK-së me AAK-në, LDD-në dhe FER-in, në vitin 2010, për, siç pretendon z. Shala, mos t’i fituar zgjedhjet është e pavërtetë dhe absurde.

Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të sqarojë se një koalicion i tillë nuk ka ekzistuar kurrë, se LDK-ja nuk ka pasur asnjë marrëveshje koalicioni me askënd, prandaj një koalicion që nuk ekziston nuk ka se si të prishet.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas zgjedhjeve të brendshme të vitit 2010 ka pasur vetëm katër ditë kohë për ta finalizuar dhe për ta dorëzuar listën e saj me kandidatë për deputetë dhe kjo kohë ka qenë totalisht e pamjaftueshme për të zhvilluar negociata dhe për të arritur marrëveshje për koalicione parazgjedhore.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se është tepër e rëndësishme që përfaqësuesit e lartë politikë të subjekteve dhe të institucioneve të vendit të sillen dhe të deklarohen me përgjegjësi dhe korrektësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)