29 Mars 2024

Kryeministri Thaçi bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

Prishtinë, 18 prill - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi tha se sot nderojmë dëshmorët e kombit për kryeqytetin, nderojmë dhe vlerësojmë lartë sakrificën e dëshmorëve të lirisë, të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të invalidëve të luftës, nderojmë dhe respektojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve të Prishtinës, në përpjekje për liri dhe pavarësi.

“Neve na mbetet që të vazhdojmë të punojmë në përkushtimin tonë, në misionin tonë të ri, për Kosovën e re, për Kosovën evropiane, për Kosovën zhvillimore, për Kosovën çfarë e kanë dashur dëshmorët e lirisë, bashkëluftëtarët tanë, lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë përpjekjet e qytetarëve të vendit”, ka theksuar kryeministri Thaçi, duke shtuar se çlirimtarë të Kosovës janë të gjithë që, në një formë apo në një formë tjetër kanë kontribuar për lirinë e vendit.

Kryeministri Thaçi më tutje theksoi se sot, kujtojmë të gjithë dëshmorët e kombit këtu në kryeqytet, në krye me komandantin e fuqishëm, komandantin e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin.

Kryeministri Hashim Thaçi u përgjigj edhe në pyetjen lidhur me Tribunalin, me ç’rast theksoi:  “Është padrejtësi ndaj përpjekjeve dhe sakrificës së qytetarëve të Kosovës, por Kuvendi i Kosovës duke respektuar parimet dhe standardet për çka jemi të përkushtuar, për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, duke besuar në drejtësi dhe pafajësi të plotë,  atëherë Kuvendi i Kosovës, do të votojë këtë çështje”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)