27 Prill 2024

Kurti: Tribunali me bekimin e Thaçit

Prishtinë, 18 prill - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mendon se po të dëshironte kryeministri Hashim Thaçi do të mund ta ndalonte krijimin e Tribunalit.

Lideri i VV-së ka mohuar të jetë takuar me Veton Surroin, kurse duke folur për mundësinë e bashkëpunimit me NISMA-n, ka thënë se me Limajn në krye të kësaj partie ka pak shpresë për bashkëpunim.

“Nuk bëhet Tribunali nëse kryeministri është kundër dhe i thotë subjektit të vet ne jemi kundër. A ka dikush që është për dhe flet me deputetët e vet”, ka thënë Kurti në një emision në Rrokum TV.

Kurti ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë aktuale në lidhje me shumë çështje.

Lideri i VV-së, ka mohuar të jetë takuar me publicistin Veton Surroi, siç raportoi sot portali Publiku, ku u tha se takimi është bërë për të shqyrtuar mundësinë e Surroit për kalim në Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se takimin e fundit me Surroin e ka pasur në dhjetor të vitit të kaluar, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Rexhai Surroi”.

Ai këtë lajm e ka cilësuar si spekulim të “gërditshëm”.

Ndër të tjera në këtë intervistë ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me NISMA-n.

Ai ka thënë se sikur të ishte kryetar, Jakup Krasniqi, do të ishte më e lehtë, por me Fatmir Limajn në krye të këtij subjekti, nuk jep edhe shumë shpresë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)