27 Prill 2024

Hoxhaj: Greqia, partner rajonal i Kosovës

Prishtinë, 17 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të enjten në takim njohës shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe ambasadorja Athanassiadou rikonfirmuan angazhimin dhe mbështetjen e dy vendeve për ndërtimin e relacioneve të forta bilaterale në dimension politik, ekonomik, tregtar dhe shoqëror.

Ministri Hoxhaj, pasi e njoftoi ambasadoren për progresin vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat, theksoi se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe fqinj rajonal i saj.

“Kosova çmon mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të vendit tonë”, tha Hoxhaj, duke shtuar se vizita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm grek, Venizelos, gjatë muajit shkurt në Prishtinë, rikonfirmoi se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh.

Ministri Hoxhaj dhe shefja e re e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, shprehën angazhimin e përbashkët për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
 
Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve në muajt në vijim, sidomos në organizimin e forumit të përbashkët ekonomik në Greqi.

Ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadoren Athanassiadou për vendimin që Zyra Greke të vendos vizat Schengen në pasaportat e rregullta, diplomatike dhe zyrtare të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)