25 Prill 2024

Thaçi:Kuvendi duhet ta marr vendimin për themelimin e Tribunalit

Prishtinë, 17 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Fabrikën e barnave “TrePharm”, i është përgjigjur interesimit të medias lidhur me themelimin e Tribunalit për krimet e supozuara të luftës së fundit në Kosovë. Lidhur më këtë, Kryeministri Thaçi theksoi:

 “Jemi takuar me spektrin politik kosovar, kemi biseduar me partnerët tanë ndërkombëtar.

Kurdo që e procedon Kryesia e Kuvendit, partitë politike do të jenë prezentë në Kuvend dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që t’i japim një përgjigje adekuate dhe meritore dhe të përgjegjshme në raport me shtetin dhe interesat e qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
 
\"E kam theksuar edhe më herët, se mes dy opsioneve, tani ka mbetur një opsion. Edhe pse kjo çështje është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet ta marr vendimin – deklaroi kryeministri Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)