26 Prill 2024

Thaçi bënë homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve

Drenas, 17 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Poklek të Drenasit, me rastin e 15 vjetorit të rënies


Më këtë rast, Kryeministri Thaçi është deklaruar para mediave:

 
“Jam sot në fshatin Poklek për të bërë nderime shtetërore për të gjithë martirët e rënë në këtë fshat, gjatë rezistencës sonë për liri dhe pavarësi.


Masakra e Poklekut është një nga masakrat më të rënda që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës, gjatë okupimit serb, gjatë luftës që është zhvilluar për çlirimin e vendit tonë.


Prandaj, nderime dhe lavdi për të gjithë të rënët e kombit, për të gjithë martirët e lirisë.

Ky fshat dhe e gjithë Drenica kanë dhënë shumë për shtetin e Kosovës.

Këtu ushtria dhe policia serbe ka bërë masakra ndaj fëmijëve, grave, pleqve, të rinjve dhe ndaj të gjithëve.

 

Prandaj, jemi këtu për të kujtuar dhe respektuar këtë sakrificë dhe jemi për të nderuar në kuptimin më të lartë shtetëror dhe gjithëkombëtar këta martirë dhe këta njerëz që dhanë shumë për vendin.

 

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar vendin tonë si një vend të sigurt me të ardhme evropiane.

 

Nderime dhe lavdi!”     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)