16 Prill 2024

Komunat veriore sot vendosin nëse e pranojnë shtetin e Kosovës

Mitrovicë, 17 prill - Kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zveçanit do të mblidhen sot në ora 17:00, për të diskutuar nëse do t’i harmonizojnë statutet e tyre me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës, sot është dita e fundit e afatit ligjor për këto komuna.

Ndërsa komunat e Mitrovicës veriore dhe Zubin Potokut kanë afat deri në datën 22 prill për të vendosur.

Nëse nuk ndryshojnë statutet e tyre, këto komuna rrezikojnë shpërbërjen e kuvendeve dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Përveç se komunat veriore kanë shmangur simbolet dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës”, referencë e statuteve të katër komunave veriore është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, Marrëveshja e Brukselit, si dhe bashkëpunimi i tyre me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Nemanja Jakshiq, ka thënë se ata nuk pranojnë simbolet e Republikës së Kosovës në dokumentet dhe vulat e tyre. Por u shpreh se fjalën kryesore e kanë delegatët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)