19 Prill 2024

Deputetët ta votojnë Gjykatën Speciale

Prishtinë, 17 prill -  Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Haki Rugova, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës t’i japin mbështetje themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk ka kurrfarë tendence që me këtë gjykatë të dëmtohet imazhi i Kosovës. “Mendoj se deputetët duhet t’i japin mbështetje kësaj gjykate sepse nuk po gjykohet Kosova”, ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” Rugova.

Ai ka folur edhe për Ligjin për Veteranët e UÇK-së, duke bërë me dije se me ardhjen e LDK-së në pushtet Ligji për Veteranët do të pësojë ndryshime për shkak se në të nuk është përfshirë ish-Ministria e Mbrojtjes. Nënkryetari i LDK-së i ka hedhur poshtë spekulimet që Isa Mustafa do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)