28 Mars 2024

Nga eksodi tek bashkëpunimi

Kukës, 16 prill - Në Kukës sot po mbahen disa aktivitete me rastin e përvjetorit të eksodit të kosovarëve për shkak të luftës që shpërtheu në këtë vend.

Qindra mijëra familje kosovare mbërritën në qytetin e Kukësit dhe pothuajse të gjitha familjet në këtë qytet u angazhuan për të pritur dhe strehuar të ardhurit.

Me rastin e këtij përvjetori, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës u takuan në këtë qytet. Në Pallatin e Kulturës u transmetua një dokumentar i cili ishte një reflektim mbi atë që ndodhi me eksodin.

Pas shfaqjes së tij, mori fjalën ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, i cili vuri theksin tek mikpritja që treguan shqiptarët për vëllezërit e tyre.

“Jemi mbledhur për të përkujtuar eksodin e 1 milion shqiptarëve në një kohë të errët. Shpirti i shqiptarit nuk u përkul dhe i tregoi botës çfarë do të thotë mikpritje dhe vëllazëri. Jemi mbledhur së bashku nga të gjitha trevat shqiptare për të konfirmuar vlerat tona europiane dhe për t’i shprehur mirënjohjen SHBA-së dhe NATO-s”, tha Bushati.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e konsideroi këtë mbledhje si një "pikëtakim i elitave politike dhe të ardhmes sonë të përbashkët".

Hoxhaj falenderoi edhe qytetarët kuksianë që ndihmuan familjet kosovare gjatë eksodit: “Kur kosovarët ishin para asgjesimit fizik, ishin kuksianët dhe shumë familje të tjera shqiptare që hapën dyert duke pranuar mijëra familje nga Kosova. I falenderojmë kuksianët dhe shqiptarët për mikpritjen vëllazërore.(TCH)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)