19 Prill 2024

Williamson këshilloi krijimin e EULEX-it

Prishtinë, 16 prill - Në vitin 2006 një ekip i evropianëve po bënte një punë specifike në Kosovë. Ata po e ndihmonin ndërmjetësin e bisedimeve të atëhershme për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarin, që të hartonte formën se si do të dukej misioni i BE-së për sundimin e ligjit, mision që do të merrte kompetencat e UNMIK-ut, raporton “Tribuna”.
 
Misioni që më pas do të jetësohej si EULEX, ndonëse plani i Ahtisaarit nuk u pranua kurrë në OKB, po planifikohej nga ekspertët në terren, por edhe ata që po angazhoheshin nga shtetet mbështetëse të pavarësisë si njerëz me eksperiencë në fusha specifike.

Në mesin e këtyre profesionistëve ka qenë edhe prokurori amerikan, Clint Williamson. Si ambasador i SHBA-ve për krime të luftës, ai ka qëndruar në Prishtinë më 16 dhe 17 shtator të vitit 2006. Në mesin e autoriteteve që ka takuar kanë qenë edhe ekipi që po përgatiste dukjen e EULEX-it.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)